DYLON

Migrimi, goditje e rëndë për vizat

Avatar photo Redaksia

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka vlerësuar se fluksi i madh i migrimit ilegal ka qenë goditja më e rëndë për procesin e liberalizimit të vizave. Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se migrimi i detyron qeverinë dhe ministrat Hyseni e Çollaku të punojnë 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë.

Sipas Hazirit, tashmë duhet një ofensivë e fuqishme diplomatike për të shpjeguar se Kosova dhe qytetarët e saj nuk mund të jetojnë të izoluar. Ai ka thënë se kabineti qeveritar është duke funksionuar mirë dhe se emërimi i zëvendësministrave nuk është çështje urgjente.

EkoHigjiena

http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=59385&Ctype=1

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.