DYLON

Migrimi duhet të parandalohet me hapjen e vendeve të punës

Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues për liberalizim të vizave, kreu i Qeverise, Isa Mustafa ka thënë se dialogu për liberalizim të vizave mbetet prioritet afat shkurtër. Mustafa ka thënë se emigrimi duhet të parandalohet me hapjen e vendeve të punës.

“Emigrimi ilegal është realitet i dhimbshëm dhe në këtë drejtim kemi marrë masa të shpejta. Do të punojmë për hapjen e vendeve të punës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Javën që vjen do ta aprovojmë Programin Qeverisës”, ka shtuar Mustafa.

EkoHigjiena

Ai ka thënë se njerëzuit që po ikin do të kthehen sepse askush në vendet e BE-së nuk ofron azil për kosovarët, pasi që sipas tij, Kosova konsiderohet vend i sigurt.

“Njerëzit që po ikin do të kthehen sepse asnjë vend i BE-se nuk ofron azil për qytetarët e Kosovës sepse Kosova konsiderohet vend i sigurt”, ka thënë Mustafa.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.