Ushtari Migjen Shalanga brigada mbështetëse operacionale është zgjedhur ushtari më i mirë për vitin 2015 në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vendin e dytë e ka marrë Besnik Nebihu, nga po e njëjta brigadë, ndërsa vendin e tretë e ka zënë Elvi Hasanaj, nga brigada e reagimit të shpejtë, transmeton ORAinfo.
Me këtë rast, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka inkurajuar ushtarët që të punojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre.
Në garën e ngushtë për të fituar ishin 22 ushtarë në të gjitha njësitë e FSK-së.
http://www.orainfo.com/?FaqeID=2&LajmID=74086
Foto: Ilustrim