DYLON

Mifail Azizi pensionohet, nderohet me mirënjohje nga kryetari Haliti

Mifail Azizi pensionohet, nderohet me mirënjohje nga kryetari Haliti
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti, priti sot në takim zyrtarin komunal Mifail Azizi, me rastin e pensionimit të tij.

Me këtë rast, kryetari Haliti e falënderoi z. Azizi për kontributin dhe angazhimin e tij shumëvjeçar në administratën komunale, duke e cilësuar atë si shembull të përkushtimit, profesionalizmit dhe përgjegjësisë në shërbim të qytetarëve.

EkoHigjiena

Në shenjë vlerësimi për punën dhe kontributin e dhënë ndër vite, kryetari Haliti i ndau z. Mifail Azizi një mirënjohje, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe një pension të gjatë e të lumtur. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.