MICHAEL JACKSON: Shnoshe botën!

MICHAEL JACKSON: Shnoshe botën!

Intro: (fëmija)
Paramendoji brezat dhe thuj që po dojmë me bo ni ven ma t’mirë për f’mijtë tanë, dhe f’mijtë e f’mijve tanë, k’shtu që ta dinë që asht botë ma e mirë për ta

Dhe paramendo, nëse ata mujnë me bo botën ven ma t’mirë…

Vazhdon këngëtari:

Asht ni vend n’zemrën tande
Dhe e di që asht dashni
Dhe ky vend kish mujtë me qenë ma i ndritshëm se e nesërmja
Dhe nëse vërtet provon
Ki me zbulu se s’ka nevojë me kajtë
N’këtë vend ki me ndi se s’ka lëndim as pik’llim

Ka m’nyra me mrri atje
Nëse t’intereson boll për t’jetumit
Bon pak vend
Bone ni vend ma t’mirë

Shnoshe botën
Bone vend ma t’mirë
Për ty e për mu
E për krejt njerëzimin
Ka njerëz që po vdesin
Nëse t’intereson boll për t’jetumit
Bone vend ma t’mirë
Për ty e për mu

N’daç me ditë pse
Ka dashni që s’mun me rrejtë
Dashnia asht e fortë, i intereson veç për dhanie t’gzushme
Nëse provojmë, do ta shohim
N’këtë hare nuk mund t’ndijmë frikë a tmerr,
e nalim ekzistimin e nisim me rrnu

Tani ndijmë se gjithmonë
Dashnia asht boll që na m’u rritë
Pra bone ni botë ma t’mirë
Bone ni botë ma t’mirë

Shnoshe botën
Bone vend ma t’mirë
Për ty e për mu
E për krejt njerëzimin
Ka njerëz që po vdesin
Nëse t’intereson boll për t’jetumit
Bone vend ma t’mirë
Për ty e për mu

video: MICHAEL JACKSON: Shnoshe botën

Dhe andrra që na asht mbjellë do ta shfaqë ni f’tyrë t’gzushme
Dhe bota n’t’cilën besojshim do t’shndrisë prapë n’hijeshi
Pra pse po e ngulfatim jetën?
Kjo tokë a e kish torturu shpirtin e vet?
Edhe pse haptas asht e qartë
Kjo botë asht ngroht’si parajsore e Zotit

Kishim mujtë me fluturu kaq nalt
Shpirtnat mos me na vdekë kurrë
N’zemër e ndij se krejtve ju kom vllazën
Krijojmë botë pa frikë
Bashkë, do t’nxjerrim lotë gëzimi
Shihi kombet tu i shndrru shpatat n’pllugje

Përnime kishim mujtë me mrri atje
N’t’interesoftë boll për t’jetumit
Bon pak vend
Për me bo ni vend ma t’mirë

Shnoshe botën
Bone vend ma t’mirë
Për ty e për mu
E për krejt njerëzimin
Ka njerëz që po vdesin
Nëse t’intereson boll për t’jetumit
Bone vend ma t’mirë
Për ty e për mu

Ka njerëz që po vdesin
Nëse t’intereson boll për t’jetumit
Bone vend ma t’mirë
Për ty e për mu

Ka njerëz që po vdesin
Nëse t’intereson boll për t’jetumit
Bone vend ma t’mirë
Për ty e për mu

Shnoshe botën ku po rrnojmë
Ruje për f’mijtë tanë…

/Ridvan BUNJAKU/

KOMENTE