DYLON

MI: Po vazhdon mbikëqyrja e kompanive të mirëmbajtjes së auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale

MI: Po vazhdon mbikëqyrja e kompanive të mirëmbajtjes së auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale
Avatar photo Redaksia

Ministria e Infrastrukturës (MI) po vazhdon mbikëqyrjen e kompanive të mirëmbajtjes së auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Republikës së Kosovës.

Në të shtatë regjionet e Kosovës, kompanitë kontraktuese po vazhdojnë aktivitetet e tyre në baza ditore, ku rrjedhimisht konstatohet se:

-Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 nuk ka reshje të borës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.

EkoHigjiena

-Në rajonin e Pejës, rrugët të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë kryesisht të kalueshme, ndërkaq në rrugën N9 Pejë-Kuçishtë-Bogë, ka reshje të lehta të borës dhe po bëhet shpërndarja e kripës sipas nevojës.

-Po e njëjta gjendje e rrugëve është edhe në rajonin e Ferizajt, të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim.

-Edhe në rajonin e Gjilanit nuk ka të reshura të borës dhe rrugët janë krejtësisht të qarkullueshme.

-Rrugët në rajonin e Gjakovës gjithashtu janë të kalueshme, pa reshje bore.

Poashtu mirëmbajtjes dimërore po i kushtohet kujdes i veçantë edhe në autoudhët e Kosovës. Kësisoj, autoudhët R6 Doganaj-Hani i Elezit dhe autoudha A6 “Arbën Xhaferi”, janë krejtësisht të kalueshme, pa reshje bore ose ndonjë pengesë tjetër.

Kryesisht, të gjitha rrugët të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë të kalueshme dhe të gatshme për qarkullim të lirë të automjeteve.

Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar në mirëmbajtjen e auto-udhëve, rrugëve nacionale dhe rajonale, duke informuar në baza ditore./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.