DYLON

MI-ja investon edhe mbi 1.4 milionë euro në Gjilan

MI-ja investon edhe mbi 1.4 milionë euro në Gjilan
Avatar photo Redaksia

 Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu bashkë me Shefin e Kabinetit të ministrit Pal Lekaj, Argjend Zejnaj, të martën realizoi vizitë në komunën e Gjilanit, me ç‘rast u pritën nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, me të cilin nënshkruan “Marrëveshje Bashkëpunimi për Financimin e rrugës nga Verbica e Zhegovcit deri në Sllovi të Lipjanit”.

Me anë të kësaj marrëveshje komuna e Gjilanit përfiton nga MI-ja projektin mbi 1.4 milionë euro për ndërtimin e rrugës Verbicë e Zhegovcit – Sllovi e Lipjanit.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, tha se ky është edhe një tjetër investim në Gjilan nga Qeveria Haradinaj, duke premtuar se do të ketë edhe të tjera projekte për vitin e ardhshëm.

EkoHigjiena

Kurse i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, duke e falënderuar zëvendësministrin Kadriu dhe Ministrinë e Infrastrukturës deklaroi se Anamoravës po i jepet vëmendja e merituar.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.