• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

MI: Gjendja e rrugëve në Republikën e Kosovës

Redaksia 2LONLINE 8 Janar, 2021 2 min
 MI: Gjendja e rrugëve në Republikën e Kosovës

Ministria e Infrastrukturës (MI) njofton qytetarët se pas reshjeve të shiut në drejtim të auto-udhës Vermicë-Gjurgjicë në kilometrin e 53 kemi rrëshqitje të dheut, të një sasie jo të madhe, por që auto-udha “Ibrahim Rugova” është e qarkullueshme. Ministria e Infrastrukturës ka sinjalizuar vendin dhe ekipet janë duke punuar për ta sanuar gjendjen.

Gjatë natës në disa regjione ka pasur reshje bore, por kompanitë e mirëmbajtjes kanë intervenuar me pastrim të borës dhe kripe sidomos ne regjionin e Pejës e Gjakovës, si dhe në viset malore.

Auto-udha R6 Doganaj- Hani i Elezit, auto-udha A6 Konjuh-Doganaj, regjioni i Ferizajt 1 dhe Ferizajt 2, si dhe Prishtina 2 janë krejtësisht të lira për qarkullim.

Ndërsa ne regjionin e Gjilanit 2, gjendja e rrugëve është e mirë, ka pas reshje shiu dhe në vendet me lartësi më të lartë ka mjegull.

Te Gjilani 2 të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, në disa pjesë për shkak të reshjeve të shiut ka erodime, por që rrugët janë të kalueshme.

Po ashtu është intervenuar në shpërndarjen e kripës në rrugët: Prizren – Prevallë, Zhur -Dragash- Restelicë, Dragash –Brod.

Në regjionin Peja 1, ka reshje të borës me intensitet të lartë, po ashtu ka intervenime në largimin e borës dhe shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës.

Po ashtu është intervenuar me krip në rrugët: Prishtinë-Mutivodë (segmenti Stallovë-Mutivodë), QMI -Carralevë ( segmenti Shtime-Carralevë) dhe Komoran-Carralevë ( segmenti Salë-Carralevë).

Ministria e Infrastrukturës, bashkë me Policinë e Kosovës dhe kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren 24 orë për t’i mbikëqyrur rrugët e Kosovës dhe për të mundësuar qarkullim normal.

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, Ministria e Infrastrukturës apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i kenë veturat me pajisje dimërorë.​ /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale autoudha Ministria e Infrastruktures rruget
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

22 Mars, 2023
Gjilan

Hidromorava me aktivitete shënon Ditën Botërore të Ujit

22 Mars, 2023
Gjilan

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

22 Mars, 2023
Info+

Kryetari Haliti vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, në prag të

22 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Hidromorava me aktivitete shënon Ditën Botërore të Ujit

22 Mars, 2023

Arrestohet kontrabandisti i kërkuar

22 Mars, 2023

Shënohet Dita Botërore e Ujit

22 Mars, 2023

Sfida 21- Dita Botërore e Sindromës Down, “21 mbajtje të topit nga kapiteni i Dritës, Ardian Limani

21 Mars, 2023

Me moton: “Me ne, jo për ne” në Kamenicë shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Sindromin Down

21 Mars, 2023

Hyseni: Nuk jemi marrë me të kaluarën por as nuk e kemi harruar atë, ju paraqes tri raste të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit të pasurisë publike

21 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com