DYLON

MF: Hapa të mëdhenjë në harmonizimin ligjor në fushën e tatimeve

MF: Hapa të mëdhenjë në harmonizimin ligjor në fushën e tatimeve
Avatar photo Redaksia

Ministria e Financave në kuadër të Planit të punës ka përfshirë në Programin e saj për vitin 2018 edhe hartimin e Koncept-dokumentit për trajtimin e kuadrit ligjor të tatimeve dhe procedurave në fushëveprimin e Administratës Tatimore, me qëllim që të hapet rruga për ndryshim plotësimin e tre ligjeve ekzistuese tatimore si dhe hartimin e ligjit të ri për Administratën Tatimore dhe Procedurat. Këto ndryshime do të ndikojnë në lehtësimin e procedurave dhe do të ndihmojnë bizneset në zhvillimin e tyre.

Ky Koncept-dokument po ashtu është i bazuar në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2017-2021 si dhe Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Joformale, Pastrimit të Parave, Financimit të Terrorizmit dhe Krimeve Financiare për periudhën 2014-2018.

Në procesin e hartimit të këtij Koncept-dokumenti Ministria e Financave ka zhvilluar konsultime paraprake dhe konsultime publike me të gjithë akterët që kanë të bëjnë me këtë fushë dhe janë përfshirë kontributet relevante nga palët e interesit.

EkoHigjiena

Ministria e Financave, me qëllim të adresimit të problemeve me të cilat ballafaqohen tatimpaguesit dhe institucionet e zbatimit të Ligjit, përfshirë këtu edhe problemet përmbajtësore dhe ato teknike të ligjeve aktuale në fuqi, sfidave që lindin për harmonizimin e mëtejmë të këtyre ligjeve me legjislacionin e BE-së si dhe praktikave ndërkombëtare, ka themeluar Grupin Punues për Trajtimin e Kuadrit Ligjor të Tatimeve dhe Procedurave në Fushëveprimin e ATK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.