Gjilani fitoi sot 2:1 ndaj Prishtinës dhe doli në pozitën e tretë, në kryendeshjen e kësaj xhiroje në një ndeshje me tensione.
Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka thënë pas ndeshjes që gjyqtarët nuk e ndihmuan skuadrën e tij që të fitojë ndeshjen e sotme. Sipas tij, pretendimet e Prishtinës janë të kota.
“Kur një ekip humb, duhet ta ruajë qetësinë. U pa që ishte faull dhe karton i kuq. Pretendimet e tyre janë të kota. Është goditje dënimi dhe i kuq. Ne e dominuam Prishtinën në fushë gjatë gjithë ndeshjes. Pasi pësuam golin, ekipi u tërhoq, që është normale, por e merituam plotësisht fitoren”, shtoi Mezani.