Shkruan: Exhevit REXHEPI
/2L ONLINE/ – Thonë besimi shtyn edhe malet, i tillë ishte edhe besimi i madh në sukseset e tija i njeriut që sot në opinion me plotë meritë njihet si ambasadori i ndërkombëtarizimit të sportit Kosovar, z. Mexhit Devaja. Në vitet e 90-ta, atëherë kur dyert e arenave sportive ndërkombëtare ishin të mbyllura për sportistë kosovar, ishte mu Mexhit Devaja ai i cili arriti të gjente mënyra për të triumfuar karshi bllokadave që i bëheshin Kosovës, shtetit që pretendonte të themelohej. Presidenti Rugova, atë kohë gjatë një pritje të rezervuar për z.Devaja, thotë: “Atë që po mundohemi ta arrijmë në politikë, sot po e prekë Mexhit Devaja me sport”, fjalë shumë meritore që i shkonin aktivitetit meritor që po zhvillonte z.Devaja në ndërkombëtarizimin e sportit e konkretisht hendbollit, Kryetar i së cilës federatë edhe ishte.
Sot i pensionuar, por shumë i interesuar për rrjedhat politike dhe shoqërore të Kosovës, kujton momentet kur filloi këto aktivitete, nga një zyre e vogël në Prishtinë për të arritur në majat më të larta të hierarkisë së hendbollit në botë, për të krijuar miq të mëdhenj të Kosovës ku do që shkoi. Koha, kur Mexhit Devaja po zhvillonte këto aktivitete, nuk ishte kohë e fondeve apo buxhetit të mjaftueshëm, por ishte kohë kur gjithçka që bëje duhej mbuluar nga buxheti personal, por kjo për Mexhitin aspak s`ishte brengë, ngase ai ndante edhe centin e fundit të pasurisë familjare për të arritur tek qëllim që i kishte dhënë mision vetes, ndërkombëtarizimi i sportit, konkretisht të hendbollit Kosovar.
Si Federatë e parë e njohur ndërkombëtarisht, sot sportistët e saj me sukses po arrijnë që ngjyrat e Kosovës ti mbrojnë në arenën ndërkombëtare. Për Mexhit Devajën, është shkruar dhe po shkruhet shumë, janë dhënë çmimi të nivelit më të lartë të mundshëm, por sot këtë shkrim i`a dedikoj si shenjë urimi për ditëlindjen e tij të 67, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në jetë e tij familjare. Z.Mexhit Devaja, ti sot nderohesh për veprat e tua dhe për atë që i ke dhënë Kosovës, njerëzit si ti janë vlerë e vendit dhe kombit, e sot ju o ambasador i urtë i kombit, festoni ditëlindjen tuaj krenar! /2L ONLINE/