DYLON

Mevlud Bajram Zharku, sipërmarrës dhe kompania “Beton & MB”, falënderohen nga autoritetet e Komunës së Vitisë për humanitet

Mevlud Bajram Zharku, sipërmarrës dhe kompania “Beton & MB”, falënderohen nga autoritetet e Komunës së Vitisë për humanitet
Avatar photo Redaksia

Personat që kanë pranuar falënderimet janë shprehur se ndihen mirë që kanë mundësinë të ju ndihmojnë qytetarëve në nevojë duke theksuar se do vazhdojnë me aktivitetet e tilla humane në hapjen e puseve të ujit për qytetarët me gjendje të vështirësuar financiare.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira në emër të komunës së Vitisë, kanë ndarë nga një falënderim për sipërmarrësin Mevlud Bajram Zharku që vepron dhe punon në Gjermani dhe të kompanisë “Beton & MB” për punën e tyre humanitare, konkretisht gatishmërisë në hapjen e puseve të ujit për njerëzit në nevojë.

Me këtë rast zv. kryetari Aliu, i ka falënderuar ata për përkushtimin e tyre, që të ju dalin në ndihmë qytetarëve në nevojë.

EkoHigjiena

Ndërkaq personat që kanë pranuar këto falënderime janë shprehur se ndihen mirë që kanë mundësinë të ju ndihmojnë qytetarëve në nevojë duke theksuar se do vazhdojnë me aktivitetet e tilla humane në hapjen e puseve të ujit për qytetarët me gjendje të vështirësuar financiare.

Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre falënderimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.