DYLON

Mevlan Adili: Ja pse erdha te Gjilani!

Mevlan Adili: Ja pse erdha te Gjilani!
Avatar photo Redaksia

Futbollisti Mevlan Adili i cili ditë më parë u zyrtarizua te SC Gjilani, duke veshur kështu fanellën kuq e bardh, ka zbuluar arsyet të cilat e kanë shtyrë për të bërë këtë zgjedhje.

Duke treguar se ndjehet i lumtur me zgjedhjen e bërë, mbrojtësi nga Shkupi  ka thënëse do të luftojë për çdo objektiv të klubit.

EkoHigjiena

“Jam këtu për t’i arritur objektivat e klubit. I lumtur që ndodhem këtu si anëtar më i ri i Gjilanit. Do të jap maksimumin si gjithmonë dhe do të luftoj për çdo objektiv të klubit”, ka thënë Adili.

31-vjeçari ka karrierë të pasur sportive duke patur disa përvoja ndërkombëtare me klubet si Uta Rad në Rumani, Zalgiris Vilnius në Lituani dhe SKA Khabarovsk në Rusi.  /2LONLINE/

 23 June 2025

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.