DYLON

“Metush Krasniqi”, pa kanalizim, me qen endacak e plotë halle tjera

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sahit Mulaku qytetar që jeton në rrugën “Metush Krasniqi”, në Gjilan, (afër Gllamës), thotë se kanë shumë nevoja dhe se institucionet komunale do të duhej të ndërhyjnë që t’i vijnë në ndihmë kësaj lagjeje, sepse edhe ata janë qytetarë të kësaj komune dhe nuk duhet trajtuar sy qytetarë të rendit të dytë.

Mulaku thotë se janë në hall veçmas me mungesë të kanalizimit, por edhe nga qentë e shumtë endacak si dhe nevoja të tjera, por se mungesa e kanalizimit është urgjente dhe komuna do të duhej të ndërhyjë që të revitohet edhe më e keqja sepse nga ujërat e zeza, kemi edhe ndotje të puseve që përdoren për pije.

EkoHigjiena

Mulaku thotë se banorët kanë bërë një kërkesë të cilën e kanë adresuar tek autoritetet komunale dhe se kërkesa e tyre si për organeet komunale po ashtu edhe për ato qendrore është që t’u dilet n ë ndihmë në rregullimin e kanalizimit sepse gjendja është e mjerueshme.

“Ne kemi edhe kërkesa tjera, por kjo është kryesorja, pasi po ndoten puset e furnizimit me ujë si pasojë e ujërave të zeza që janë mbi shtrat .Mungesa e kanalizimit po shkakton probleme edhe mes banorëve të lagjes “, ka thënë Mulaku duke shpresuar se institucionet përgjegjëse do të angazhohen për këtë çështje. Përndryshe, Sahit Mulaku kishte shfrytëzuar konferencë me gazetarë të  Vetëvendosjes për ta ngritur këtë shqetësim që e kanë ai dhe qytetarët e tjerë që jetojnë në Lagjen “Metush Krasniqi”./2L ONLINE/