DYLON

Meta: Shqiptarët krenarë që janë aleat me ShBA-të

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta shpreh solidaritetin e tij me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullin amerikan dhe familjet e viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit.

Përmes një deklarate për shtyp, Meta thotë se populli shqiptar duhet të jetë krenar që ka një aleat të madh si SHBA-të, kampion i demokracisë dhe vlerave humane.

EkoHigjiena

Kryetari i Kuvendit gjithashtu thekson se Shqipëria dhe forcat e saj të armatosura kontribuojnë përkrah SHBA-ve, NATO-s dhe koalicionit global kundër terrorizmit.

“Populli shqiptar duhet të jetë krenar që ka një aleat të madh si SHBA-të, kampion i demokracisë dhe vlerave humane dhe lider i vendeve të lira dhe demokratike. Shqipëria dhe forcat tona të armatosura kontribuojnë përkrah SHBA-ve, NATO-s dhe koalicionit global kundër terrorizmit, kësaj të keqe të madhe që po godet njerëz të pafajshëm, paqen dhe sigurinë në botë”, shprehet në mesazhin e tij për mediat kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.