DYLON

Meta e quan Arben Gashin “argat kreativ” i etur për post

Avatar photo Redaksia

Propozimi i Arben Gashit se duhet një marrëveshje e re dhe që Isa Mustafa të bëhet Kryeministër ka nxitur anëtarët e LDK-së që të reagojnë.
Ish-kandidati për deputet, Bardhyl Meta ka kritikuar bashkë partiakun e tij duke thënë se, nuk ka nevojë për “argat”.

Ja postimi i origjinal në facebook:

EkoHigjiena

Nga këndvështrimi im: për’bashkimet partiake rreth një kauze, që ngjanë së fundmi në vendin tonë (LDK-VV-AAK-Nisma) – nuk kanë nevojë për “argat” e “zëdhënës kreativ” nga radhët e veta, të tillë, që licitojnë e dhurojnë si “Chip” për t’hy në lojë – poste Kryeparlamentarësh e Kryeministrash!
– Kauzat e drejta, ato që synojnë ndryshimin, kanë nevojë për konsistencë – e jo për tregtarë e tugjarë kreativ…!, që synojnë modifikimin e pushtetit (ri’ndarjen e pushtetit dhe pjesëmarrjen në tall për partiokraci…!) – kurse për qytetarët t’ofrojnë Status quo-n, respektivisht, vazhdimin e vazhdimit te keqpërdorimit, të transicionit të pafund, e të kleptokracisë se etabluar e legjitimuar…!
– Ka ardh koha – me ardh koha, për ndryshime rrënjësore…!
p.s. Kujdes, “zëdhënës” e “argat kreativ”, kujdes please…

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.