DYLON

Meta e Basha urojnë Mustafën

Avatar photo Redaksia

Kryetari i LDK-së,Isa Mustafa, sot pranoi një telefonatë urimi nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e uroi Mustafën me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryetari Mustafa dhe Kryetari Meta, u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë parlamentar dhe shkëmbimin e përvojave më të mira parlamentare, thuhet në njoftim.

EkoHigjiena

Po ashtu edhe Kryetari Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha i ka dërguar urime kreut të LDK-së, Isa Mustafa pas zgjedhjes në krye të Kuvendit të Kosovës.

Në telegramin e urimit Basha Shpreh bindjen se ligjvënësit e Legjislaturës së Pestë të Kuvendit të Kosovës, do të arrijnë të orientojnë drejt rrugët e zgjidhjes së çështjeve që u shërbejnë interesave të të gjithë qytetarëve të Kosovës për zhvillim ekonomik, punësim dhe mirëqenie, për konsolidimin e demokracisë dhe integrimin europian dhe euroatlantik.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.