DYLON

Meta, Basha dhe Mediu takojnë Hazirin

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka vizituar Tiranën ku është pritur në mënyrë miqësore nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Në takimet e ndara me z. Meta, z. Basha dhe z. Mediu është diskutuar për bashkëpunimin e mirë të Komunës së Gjilanit me institucionet e shtetit shqiptar.

EkoHigjiena

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetari i Lëvizjes Republikane, Fatmir Mediu, kanë falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, duke premtuar se bashkëpunimi në të mirë të dyja vendeve do të vazhdoj edhe në të ardhmen në shumë fusha të rëndësishme si: arsim, kulturë, sport etj., për të shkëmbyer përvoja mes veti.

Ndryshe, në nëtorin e kaluar kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka vizituar për herë të parë Gjilanin, ku është shpallur “Qytetar Nderi”. /2L ONLINE/