DYLON

Mësuesit shqiptar në diasporë, mbrojtës të vlerave kombëtare

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Florim Zeqa
/Shkolla shqipe në Treviso (Itali) feston 7 e 8 Marsin/

Shkolla shqipe në Treviso, të shtunën me 5 mars 2016, në lokalet ku zhvillon mësimin paralelja e mësimit plotësues të gjuhën shipe në Padernos e shënoi festat e 7 e 8 Marsit, duke shpalosur të arrituart dhe sukseset e deritanishme edukativo arsimore të paraleleve në Paderno dhe Quinto (TV).

EkoHigjiena

Festa u organizua nga drejtuesit e Shkolla Shqipe – Treviso, mësuesit Malsore Shaqiri, Bajram Desku dhe Beqir Cikaqi dhe nxënësit e dy paraleleve në Paderno dhe Quinto, ku për herë të parë bënë një organizim të përbashkët, duke dëshmuar cilësi dhe vlera, unitet dhe gadishmëri për vazhdimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore.

Lokali ishte i vogël që të krijohet hapësirë e domosdoshme për të gjithë pjesëmarrësit, i stërmbushur nga prindërit, nxënësit, aktivist dhe veprimtar të pranishëm në këtë aktivitet festiv.

Programi u hap me intonimin e himnit kombëtar të kënduar nga nxënësit e shkollës shqipe të dy paraleleve nën dirigjimin e mësuesës Malsore Shaqiri, njiherit edhe moderatore e këtij aktiviteti, e cila pas urimit për festat e 7 e 8 Marsit, së bashku me kolegun Bajram Desku prezantuan punën, të arriturat dhe vështirësitë me të cilat përballen gjatë mbarëvajtjes së punës së tyre me nxënësit shqiptar.

Moderatorja e programit pasi e lexoi edhe mesazhin e urimit nga ministri i Diasporës z. Valon Murati, drejtuar mësuesve të diasporës, fjalën më pas i dha koordinatorit të shkollës shqipe në Treviso, profesorit Beqir Cikaçi, i cili foli për historikun e festës së mësuesit dhe historikut të shkollës shqipe në përgjithësi; “Të nderuar të pranishëm, 7 dhe 8 marsi, janë dy data shumë domethënëse për familjet shqiptare kudo që ato punojnë, jetojnë e mësojnë sot. Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Kështu ajo ditë 7 marsi festohet si Dita e Mësuesit…

Ndërsa, si paralele me ngjajshmëri të Shkollës së Korçës, mund ta krahasojmë Shkollën Shqipe tonë të MP këtu në Treviso, nëse bazohemi në formen dhe mënyren e të startuarit dhe ekzistuarit… Dhe derisa, 7 Marsi është Festa e Mësuesve, 8 Marsit është Dita Ndërkombëtare e Gruas, që shqiptarët e njohin edhe si Festa e Nënës, dita ku nderohet sakrifica dhe përkushtimi i gjithë grave në botë, në familje, në shoqëri, në punë e kudo… Në emrin tim, në emrin e kolegëve, dhe në emrin e nxënësve të Shkollës Shqipe të MP të Trevisos, iu urojë të gjithë mësuesve dhe nënave shqiptare ditët e festave të tyre kombëtare. GËZUAR 7-8 Marsin!

Në ndërkohë, në aktivitet erdhi edhe kryetarja e shoqatës” ILIRIA”, zonjusha Ermira Zhuri, e cila para fjalës përshendetëse, mësuesës Malsore Shaqiri i dhuroi një buqetë lule të freskëta për 8 Marsin.

Më pas për një fjalë rasti u ftua edhe publicisti Florim Zeqa, i cili pasi uroj mësuesit për 7 Marsin, nënat dhe motrat shqiptare për 8 Marsin ndër të tjera shtoi; “Për mbarëvajtjen dhe funksionimin sa më të mirë të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, me numër gjithnjë në rritje të nxënësve, është i nevojshëm një bashkrendim edhe më i madhë i forcave dhe një organizim më i fuqishëm i mësuesve dhe prindërve shqiptar bashkarisht, për krijimin e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar (LAPSH), si mundësi e bashkëpunimit me organizatat si motra në mërgatë dhe si një formë më e mirë e bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës. Ngase puna e mësimdhënjes është e shënjtë dhe me vlera të shumfishta kombëtare.

Pjesa e programit artistik filloj me dhuratat simbolike të nxënësve që kishin përgatitur për mëuesit e tyre (buqeta lule dhe nga një letër përshendetëse).

Në pjesën e parë të programit artistik prezantoj paralelja në Paderno nën udhëheqjen e mësuesës Malsore Shaqiri, e cila sipas radhës i ftoi për recitim; Erona Kastrati, Edison Haxhijaj, Ermona e Erion Krasniqi, Djellëza Haxhijaj, Dafina Cikaqi, Erëza Kastrati, Alban Sopaj, Hana Haxhijaj, Armend Gallopeni dhe Ideal Shaqiri.

Pjesa e dytë e programit artistik vazhdoi me paralelën e Quintos, ku paraprakisht mësuesi Bajram Desku e prezantoj njërën nga dy nxënëset italiane në paralelën e Quintos, Ilaria Cazzaro e cila rrëfej për motivet dhe dashurinë që ka ndaj gjuhës shqipe. Më pas mësuesi Bajram Desku i ftoi tre nxënëset për recitim.; Ermira Ahmetaj, Altina Gashi dhe Elida Ahmetaj.
Në fund të programit artistik u paraqit me dy valle edhe grupi i valleve të shoqatës “ILIRIA”.

Vlenë të theksohet për fund, se në këtë aktivitet, prezent ishin edhe personalitete të njohura në mërgatë; këngëtarja Elhame Ahmetaj-Gyheli, afaristi dhe veprimtari i njohur Besnik Besimi me bashkëshorten Nora (aktiviste) dhe djalin Ari (vetëm 2 muajsh), më të riun e këtij aktiviteti kulturor. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.