Mesud Zymberi merr ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës U16
Futbollisiti i grupmoshave U16, Mesud Zymberi, ka marrë ftesë për t’u grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës U16.
Ai javë më parë kishte arritur marrëveshje njëvjeçare me klubin francez Sporting Club Schiltigheim. Zymberi më parë ishte pjesë e Shkollës së Futbollit “Arbëria” nga Gjilani.
Mesud Zymberi edhe më herët ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës për grupmosha të reja.
