Messi: Ronaldo e meritoi “Topin e Artë”
Argjentinasi Lionel Messi ka përgëzuar rivalin e tij Cristiano Ronaldo për marrjen e “Topit Të Artë”. Pas marrjes së çmimit nga ana e portugezit sulmuesi i Barcelonës tha se Ronaldo e meritoi këtë çmim.
“Cristiano ka patur një vit të jashtëzakonshëm në aspektin futbollistik , dhe e meriton plotësisht trofeun. Ai ka shënuar 66 gola këtë vit që është një shifër mjaft e lartë. E Përgëzoj”, ka pohuar Messi.
Përsa i përket lotëve të Ronaldos në skenë Messi u shpreh se e kupton shumë mirë atë sepse është ngjitur në skenë me të birin dhe është normale që të emocionohesh.
