DYLON

Messi me “Këpucë të Artë”

Avatar photo Redaksia

Leo Messi mori çmimin “Këpuca e Artë” për herë të tretë në karrierë pas shënimit të 46 golave sezonin e kaluar. “Këpuca e Artë” i jepet golashënuesit më të mirë të të gjitha kampionateve europiane dhe argjentinasi i Barcelonës e mori këtë çmim nga duart e ish-futbollistit legjendar të katalanasve, bullgarit Hristo Stoichkov.

Në dorëzimin e çmimit “Pleshti” u shoqërua nga presidenti i klubit Sandro Rosell, trajneri Tata Martino dhe shokët e skuadrës Xavi Hernandez, Jordi Alba, Adriano, Gerard Pique, Cesc Fabregas, Carlos Puyol Gerard Pique dhe Pinto.

EkoHigjiena

Kjo është hera e parë që një futbollist e fiton tre herë çmimin “Këpuca e Artë”.

“Objektivi im nuk është Këpuca e Artë. Nuk ka qenë kur isha mirë e jo më tani. Unë mendoj vetëm për t’u rikthyer në fushën e lojës”, tha ylli i Barçës.

Messi ia dedikoi këtë çmim familjarëve dhe shokëve të skuadrës: “Si gjithmonë, ky çmim shkon për të afërmit e mi dhe për ata persona që po më qëndrojnë pranë në këto momente të vështira. Falenderoj edhe shokët pasi çmime të tilla unë nuk do i fitoja dot pa ndihmën e tyre

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.