DYLON

Mësojnë për sigurinë në komunikacion

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht stacionin e Policisë në Gjilan, Qendra e Kujdesit Ditor- PEMA se bashku me 20 fëmijë me aftësi të kufizuar kanë realizuar një aktivitet lidhur me sigurinë në komunikacionin rrugor.

Fëmijët fillimisht janë njoftuar me rregullat e komunikacionit në mënyrë teorike në ambientet e stacionin e Policisë-Gjilan e pastaj janë shoqëruar nga policët edhe në rrugë ku janë njoftuar drejtpërdrejt me rregullat në komunikacion, vendkalimet për këmbësore, semaforët etj si dhe në shenjë përkrahje të polices për respektimin e rregullave në komunikacion kanë shpërndarë fletushka për vetëdijesimin e qytetarëve për respektim e këtyre rregullave, duke bërë sensibilizimin e qytetarëve.

EkoHigjiena

Festa Demiri-Koordinatore e kësaj qendre ka thënë se kjo qendër çdo ditë e më shumë po ka fëmijë që po bëhen pjesë e saj si pasojë e nevojës për një shërbim të tillë që i mundëson fëmijëve socializim, integrim dhe zhvillim të potencialeve, po ashtu po ka përkrahje edhe nga prindërit të cilët janë shumë të kënaqur për ardhjen e fëmijëve të tyre në marrjen e shërbimeve në Qendrën e Kujdesit Ditor-Pema, Gjilan.

“Ne shprehim mirënjohjen për bashkëpunimin nga ana e policisë, ku besojmë se përkrahja dhe aktivitetet e përbashkëta nuk do të ndalen. Ky nuk është aktiviteti i parë në komunitet që zhvillohet me këta fëmijë, qendra jonë edhe në të ardhmen do të përkrah e zhvilloj aktivitete të ngjashme”, ka thënë Demiri.

Qendra e Kujdesit ditor-Pema financohet nga Zyra e Komisionit Evropian, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë dhe Fondacioni Medicor. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.