DYLON

Mësimi plotësues për testin e maturës do të mbahet online

Mësimi plotësues për testin e maturës do të mbahet online
Avatar photo Redaksia

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj ka marrë vendim që mësimi plotësues i ambientimit dhe përgatitjes së nxënësve për Testin e Maturës për klasët e 12-ta të mbahet në formën online.

Në njoftimin e MASHT-it thuhet se këtë vendim, Likaj e ka marrë pas konsultimeve gjatë ditës së sotme me Ministrinë e Shëndetësisë, ekspertët e IKShP-së, kryetarët e komunave dhe Kolegjiumin e Drejtorëve Komunal të Arsimit

“Mësimi plotësues për klasat e 12-ta, sipas këtij vendimi, do të fillojë të hënën, me datë 15.06.2020, në formën online (mësim në distancë)”.

EkoHigjiena

“Me Kalendarin e përshtatur të përfundimit të vitit shkollor 2019/2020 në rrethana të pandemisë COVID-19 ishte paraparë që të mbahet mësim përgatitor në shkolla, por vendimi për formën online të mësimit është marrë me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik”.

“Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) janë obliguar që ta zbatojnë këtë vendim deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftim. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.