DYLON

Mësimi ka filluar në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Vitisë, ka filluar sot viti shkollor 2015/16. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Viti Qahil Sinani, njoftoi se mësimi ka filluar mbarë nëpër të gjitha shkollat dhe nuk ka pasur asnjë problem.

Ai madje ka përmendur edhe përgatitjet e duhura që janë bërë në rivitalizimin e shkollave para fillimit të këtij viti shkollor. Ai ka falënderuar edhe të gjithë ata që kanë kontribuar në përmirësimin e kushteve në shkolla, posaçërisht të mërgimtarëve vitias që kanë kontribuar në këtë drejtim në mënyrë vullnetare.

EkoHigjiena

Ndërkaq pos shkollave të tjera, drejtori Sinani tha se mësimi ka filluar edhe në Shkollën e Mesme profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, ku nxënësit sot kanë nisë procesin mësimor në objektin e ri të kësaj shkolle. Me kushtet që do ti ofrohen nxënësve dhe personelit arsimor të kësaj shkolle, priten edhe rezultate shumë më të mira, pasi që kushtet e deritanishme në shkollën e vjetër kanë qenë jashtë çdo standardi./2L ONLINE/