DYLON

Mësimdhënësja Qëndresa Morina, në matematikë mbaron studimet e doktoratës në Çeki

Mësimdhënësja Qëndresa Morina, në matematikë mbaron studimet e doktoratës në Çeki
Avatar photo Redaksia

Qëndresa Morina, mësimdhënëse e matematikës në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” dhe asistente në Fakultetin e Edukimit me sukses ka mbrojtur disertacionin e doktoratës në Fakultetin e Edukimit “Charles University” në Pragë të Çekisë, shkruan gjimnazi-xhavitahmeti.info

Është ky një sukses i madh i kësaj matematikane të re, e cila gjatë studimeve ka arritur rezultate që e bëjnë krenarë jo vetëm Gjilanin, por mbarë Kosovën.

EkoHigjiena

Qëndresa Morina që nga viti 2020 është mësimdhënëse e matematikës në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan dhe ka marrë pjesë në shumë trajnime, debate e konferenca shkencore. Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në komisionin  për rishikimin e librave të matematikës, organizuar nga MASHT-i.

Ajo gjithashtu është asistente e angazhuar në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Edukimit – Mësimdhënia nga fusha e Edukimit Matematikorë për studentët e nivelit të parë dhe të dytë të studimeve, ku ka ligjëruar lëndët: Statistika në arsim, lojëra matematikore, lojëra matematikore, koncepte matematikore në fëmijërinë e hershme, Matematikë fillore, Matematikë fillore II, Përdorimi i teknologjisë në arsimin matematikor, Mësimdhënia e algjebrës, Historia e arsimit matematikor, Mësimdhënia e gjeometrisë, Arsyetimi matematikor dhe zgjidhja e problemave matematikore.

Ishte edhe mësimdhënëse e matematikës në shkollën e mesme të ulët – “THE BRITISH SCHOOL OF KOSOVO”, pastaj pjesëmarrëse në shumë konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit e aftë në menaxhim dhe udhëheqje, aftësi të komunikimit dhe ndërpersonale.

Të pranishëm në këtë sukses të madh të profesoreshës Qëndresa Morina ishin edhe ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës në Çeki, Ilir Tepelena dhe Albesjana Ibërhysaj.

Mentorja e saj, Nada Vondorova e ka çmuar lart punën e saj gjatë tërë studimeve, kurse babi i saj, Esat Morina ka shkruar:

“Sot, zemra më rreh ndryshe – plot krenari, gëzim dhe një ndjenjë që nuk mund të shpreh me fjalë.

Vajza jonë, Qëndresa, sapo ka fituar titullin PhD në Charles University në Pragë.

Rruga nuk ishte e lehtë: netë pa gjumë, sfida të shumta dhe sakrifica të panumërta. Por me përkushtim, mençuri dhe një zemër të madhe, ia dole!

Ti je shembulli më i mirë, që ëndrrat bëhen realitet kur nuk dorëzohesh.

Jemi pafundësisht krenarë për ty, doktoreshë e zemrës sonë! “

Dr. sc. Qëndresa Morina ka theksuar se është ky përfundimi i një rrugëtimi që nisi me një ëndërr, u ndërtua me përkushtim dhe u kurorëzua me sukses.

Ajo është shprehur mirënjohëse për familjen që gjithmonë i besuan, profesorët që e frymëzuan, dhe miqtë që i qëndruan pranë.

Qëndresa është gati për kapitullin e radhës, shkruan gjimnazi-xhavitahmeti.info.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.