DYLON

Mësimdhënësit Zjavere Sherifi dhe Fehmi Sherifi prej sot i bashkohen Aleancës në Gjilan

Mësimdhënësit Zjavere Sherifi dhe Fehmi Sherifi prej sot i bashkohen Aleancës në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, ka bërë me dije se mësimdhënësit Zjavere Sherifi dhe Fehmi Sherifi prej sot i bashkohen Aleancës në Gjilan. Zjavere Sherifi është Magjistre e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, ndërsa Fehmi Sherifi profesor i Kulturës Fizike.

“Profesoresha Zjavere ishte aktiviste e devotshme e PDK-së në Gjilan, dikur nënkryetare e degës në Gjilan. Anëtare e kryesisë së Gruas në PDK, kryetare e nëndegës në Lladovë. Përvoja e saj e gjatë në politikë do të jetë vlerë e shtuar në Aleancë si dhe mundësi e mirë për Gjilanin”, ka thënë Gagica.

EkoHigjiena

Sipas tij, Aleanca mbetet subjekt me dyer të hapura për kuadro të cilat kanë ide e vullnet për ta zhvilluar Gjilanin.

“Mirë se vini në Aleancë profesorë të dashur Zjavere e Fehmi”, ka  uruar, i pari i AAK-së së Gjilanit, Nazim Gagica.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.