DYLON

Mësimdhënësi Kemajl Bislimi del në pension, nderohet me mirënjohje nga kryetari Haliti

Mësimdhënësi Kemajl Bislimi del në pension, nderohet me mirënjohje nga kryetari Haliti
Avatar photo Redaksia

Me rastin e pensionimit, pas shumë viteve të përkushtimit në arsim, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim mësimdhënësin dhe kryetarin e Sindikatës së Arsimit në komunën e Vitisë, Kemajl Bislimi. Me këtë rast, kryetari i komunës i ndau një mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në edukimin e brezave të rinj dhe në zhvillimin e arsimit në komunën tonë.

Në fjalën e tij, kryetari vlerësoi punën e palodhshme të profesorit Bislimi, duke e cilësuar atë si shembull frymëzimi dhe model për gjeneratat e ardhshme të mësimdhënësve.

EkoHigjiena

“Z. Kemajl Bislimi nuk ka qenë vetëm një mësues, por një udhërrëfyes, një mik dhe një mentor për shumë nxënës gjatë gjithë këtyre viteve. Kontributi i tij nuk harrohet dhe do të mbetet pjesë e historisë sonë arsimore,” tha ndër të tjera kryetari Haliti.

Mësimdhënësi Bislimi u shpreh falënderues për vlerësimin, duke theksuar se për të arsimi ka qenë më shumë se një profesion – një mision jetësor, pasi që në proceset mësimore ishte i kyçur që nga vitet 80-90. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.