DYLON

Mësimdhënësi Bajram Ismajli do t’i mungojë shumë arsimit shqip, ai la gjenerata të arta të gjuhëtarëve

Mësimdhënësi Bajram Ismajli do t’i mungojë shumë arsimit shqip, ai la gjenerata të arta të gjuhëtarëve
Avatar photo Redaksia

Në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Bajram Ismajli, i cili ditë më parë ka ndërruar jetë në moshën 63- vjeçare, organizuar nga Shkolla e Mesme e Ultë “Thimi Mitko”, ku së fundmi Bajram Ismajli kishte punuar profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, është organizuar një mbledhje përkujtimore, shkruan kryelajmi.com.

Atë ka hapur drejtoresha e shkollës, Sevdije Sadiku, e cila ka çmuar lart veprën dhe kontributin e profesorit Bajram Ismajli, duke theskuar se Bajram Ismajli do të mbahet në mend si profesor i përkushtuar e i përpiktë në punë, i dashur për kolegët dhe nxënësit dhe i atillë që gjithmonë rrezatonte urti, dije e dashuri.

EkoHigjiena

Djali i tij Gentrit Ismajli, ka theksuar se kjo shkollë dhe kolegët e tij të punës, shumë shpesh kanë qenë pjesë e diskutimeve të babait të tij. Ai ka thënë se babai i tij ka qenë tejet i përkushtuar për arsimin dhe tërë jetën i ka kushtuar edukimit dhe arsimimit të brezave të rinj dhe për këtë do të mund të fliste me orë të tëra, por se familja Ismajli është e nderuar dhe falënderuese për këtë organizim për të nderuar jetën dhe veprën e babait të tij Bajram Ismajlit.

Ish-nxënësja dhe së fundi edhe kolege Bajram Ismajlit, Arba Aliu, ka thënë se ishte lajm i trishtë për vdekjen e arsimtarit dhe kolegut Bajram Ismajli, ngase biseda me të çdoherë të jepte një ndjesi të veçantë, kishte gjithherë një batutë për një ngjarje të pazakontë, fjalët e tij të jepnin çdoherë motiv e dashuri për punën dhe këto janë përshtypjet e secilit kolegë e unë si nxënëse e Shkollës Fillore në Livoç, ku isha nxënëse e arsimtarit Bajram dhe e kësaj shkolle si mësimdhënëse pata fatin që t’a kem mësimdhënës e koleg. Ai si mësimdhënës dha rezultat të madh, prej ligjërimeve mbresëlënëse dolën shumë gjenerata të arta, gjuhëtarë, profesorë e mësues, të cilët u mbushën me motiv për t’a dashur e për t’a studiuar gjuhën shqipe.

Bajram Ismajli, profesori i Gjuhës dhe Letërsis Shqipe në Shkollën e Mesme të Ultë “Thimi Mitko” në Gjilan ka ndërruar jetë në agun e të shtunës dhe me nderime është varrosur në Varrezat e Qytetit në Gjilan, shkruan kryelajmi.com.