Meshkujt janë më të rrezikuar sesa femrat për t`u prekur nga virozat dhe arsyeja është më mashkullorja e mundshme. Janë pikërisht hormonet mashkullore, ato u mundësojnë atyre të kenë trupa më të fortë sesa të femrave dhe janë po ato që i bëjnë më të dobët si edhe me sjellje më pak të kujdesshme e “më të rrezikishme” sesa femrat.
Sipas studiuesve të Universitetit të Massachusetts-it, zgjidhje e ketij problemi është aktiviteti fizik. Ushtrimi i rregullt ul rrezikun e infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes me 25% apo virazave të stinës dhe forcon imunitetin, pasi shton prodhimin e rruazave të bardha të gjakut.
Ja disa këshilla praktike si të perballeni me virozat stinore.
Pi sa më shumë lëngje, por jo me përmbajtje kafeine, si p.sh. kafeja apo kola.
Ha kos çdo ditë. Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë, të ngjashëm me ata në aparatin tretës. 70% e sistemit tone imunitar ka të bëjë pikërisht me këta të fundit. Ndaj një shëndet i mirë i aparatit tretës do të thotë një sistem i fortë imunitar. Kosi ka një përmbatje të lartë probiotikësh.
Ha hudhra, por kujdes nëse vuan nga tensioni i ulët apo merr mjekime për hollimin e gjakut.
Mos hiq dorë nga vitaminat e sidomos nga vitamina C dhe D. Për dozat e duhura, konsultohu me mjekun