Mesfushori i ri Amit Guluzade i bashkohet Dritës

Mesfushori i ri Amit Guluzade i bashkohet Dritës

Mesfusha e Klubit të Futbolli Drita do të ndryshojë në stinorin pranveror, kjo pasi në afatin kalimtar të janarit kjo skuadër ka freskuar fondin e lojtarëve.

Mesfushori nga Azerbejxhani, Amit Guluzade i lindur më 20.11.1992 në Baku, do të jetë pjesë e bardhë e kaltërve deri në fund të kampionatit, me mundësi vazhdimi.

Këtë e bëri të ditur për 2lonline, Drejtori Sportiv i klubit, Fisnik Kërçeli.

“Po kemi nënshkruar marrëveshje me një mesfushor të dëshmuar dhe marrëveshja është deri në fund të kampionatit me mundësi vazhdimi, me kusht që Drita të fitoj njërin nga titujt e ta siguroj pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare’, ka thënë Kërçeli.

Kërçeli thekson se përforcimi më i ri, Amit Guluzade, i është bashkuar klubit dhe do të udhëtojë sot me KF Drita për fazën përgatitore në Ohër.

Drejtori Sportiv i klubit, Fisnik Kërçeli, shtoi se mesfushori që iu bashkua bardhë e kaltërve ka luajtur në klube të ndryshme të Evropës, me të cilat ka një përvojë edhe në kompeticionet dhe garat më të rëndësishme evropiane.

‘Amit, gjatë karrierës së tij ka luajtur në klube te ndryshme te Evropes, Azerbejxhan, Turqi, Portugali dhe Greqi dhe në garat evropiane. Kemi menduar ta freskojmë klubin dhe të sjellim një përvojë nga jashtë për ta sjellë një eksperiencë të re dhe pse jo me plotësua atë repart e komponu skuadrën edhe më shumë”, ka përfunduar Fisnik Kërçeli.

Marrëveshja në mes lojtarit dhe klubit është arritur në Selanik të Greqisë, dhe është nënshkruar nga Drejtori Sportiv i klubit Fisnik Kërçeli, lojtarit dhe menaxherit të tij.

/Elife Sherifi/

KOMENTE