DYLON

Mesfushori nga Tetova bëhet futbollisti i radhës i SC Gjilanit

Mesfushori nga Tetova bëhet futbollisti i radhës i SC Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani dhe futbollisti Sabit Bilali janë dakorduar për të qenë së bashku për dy edicionet e radhës.

Mesfushori nga Tetova i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore, derisa është vënë menjëherë në urdhrat e trajnerit Ardian Nuhiu.

EkoHigjiena

’26-vjeçari vjen pas një aventure të kaluar në klubin e Rabotniçkit në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, derisa më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e klubeve tetovare, Shkëndija dhe Renova. Për dy sezone ishte pjesë e klubit tjetër shqiptar Shkupi, derisa karrierë ka bërë edhe në Superiore te Partizani i Tiranës”, THUHET Në NJOFTIMIN ZYRTAR Të KLUBIT.

Bilali është pritur nga drejtori sportiv Ertan Demiri, i cili i ka uruar mirëseardhje futbollistit dhe i ka uruar shumë suksese në zgjedhjen e tij të re.   /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.