DYLON

Mesfushori Lorik Boshnjaku bëhet pjesë e SC Gjilanit

Mesfushori Lorik Boshnjaku bëhet pjesë e SC Gjilanit
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje për angazhimin e mesfushorit, Lorik Boshnjaku.

SC Gjilani dhe Boshnjaku tashmë janë në marrëdhënie kontraktuale deri në verën e vitit 2027.

EkoHigjiena

“Boshnjaku afrohet në klub pas përvojave tejet të suksesshme te klubi i Prishtinës dhe Vllaznisë së Shkodrës duke fituar gjithçka që mund të fitohet në futbollin kosovar, derisa ishte pjesë edhe e Suharekës në edicionin e fundit futbollistik”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit kuq e bardh.

Mesfushori nga kryeqyteti do ti bashkohet ekipit në fazën përgatitore e cila fillon më 1 Korrik.

Drejtori gjeneral i klubit, Syart Rrahmani e ka mirëpritur futbollistin dhe i ka uruar shumë suksese me ngjyrat “kuqebardh”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.