Sport Club Gjilani ka bërë me dije se ka angazhuar me kontratë dyvjeçare futbollistin, Albert Dabiqaj.
Në njoftimin zyrtar të klubit, thuhet se 24 vjeçari Dabiqaj dhe SC Gjilani kanë gjetur akord për bashkëpunim dhe palët kanë firmosur kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi.
Përndryhse, Dabiqaj luan në rolin e mesfushorit , ndërsa n ëGjilan vjen nga radhët e KF Feronikeli.
“Të gjithë në SC Gjilani i dëshirojmë Dabiqajt mirëseardhje në klub, duke i uruar shumë suksese”, thuhet në njoftimin e klubit. /2LONLINE.com/