DYLON

Mesazhi i urimit të Lutfi Hazirit për Fitër Bajramin

Mesazhi i urimit të Lutfi Hazirit për Fitër Bajramin
Avatar photo Redaksia

Në vigjilje të Fitër Bajramit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar Këshillin e Bashkësisë Islame dhe të gjithë besimtarët myslimanë. Në këtë mesazh të Hazirit, thuhet:

“Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit,

EkoHigjiena

Të nderuar bashkatdhetarë kudo që jeni, në Europë, Amerikë e në botë,

I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu,

Të nderuar imamë të xhamive të komunës sonë,

Më lejoni që t’ju urojë festën e Fitër Bajramit me lutjen që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin, sakrificën dhe mundin tuaj, duke u bërë shembull i solodaritetit me të uriturit, të varfërit dhe ata që sfidohen në jetë.

Është obligim dhe zotim i këtij muaji që po e mbyllim që lutjet dhe solidariteti të vazhdojë për çdo familje.

Ne e kemi për obligim qytetar e njerëzor ndaj vetës, familjes dhe ndaj Zotit, që çdokujt t’i ofrojmë sofër të bollshme, mundësi pune e jete të barabart për të gjithë.

Urime Fitër Bajramin!”, thuhet në mesazhin e urimit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.