DYLON

Mesazhi i presidentit Ademi për edicionin e ri të garave: Futbolli është pasioni që na bashkon

Mesazhi i presidentit Ademi për edicionin e ri të garave: Futbolli është pasioni që na bashkon
Avatar photo Redaksia

Agim Ademi, President i Federatës së Futbollit të Kosovës

Të dashur dashamirë të futbollit,

EkoHigjiena

Të nderuar futbollistë, trajnerë, drejtues të klubeve, gjyqtarë e vëzhgues, sponsorë dhe tifozë,

Sot, me krenari dhe emocion, nisim një kapitull të ri të garave në futbollin e Kosovës. Loja jonë e përbashkët dhe emocionet që i dhuron ajo na kanë munguar gjatë periudhës së verës, por tani klubet tona rikthehen të fokusuara për një rrugëtim të gjatë me shumë emocion, pasion e rivalitet në fushën e gjelbër, por edhe me ambicie për sukses.

Edicioni i ri duhet të shërbejë si pjesë e unitetit dhe përkushtimit të të gjithë neve ndaj këtij sporti, i cili do të na bashkojë e frymëzojë në muajt në vazhdim. Si president i Federatës së Futbollit të Kosovës, kam kënaqësinë që të shpall fillimin e kampionatit të ri.

Një edicion që sjell me vete valë të re emocionesh, sfidash dhe mundësish për të gjithë, e veçmas për talentet e reja për të treguar potencialin dhe aftësitë e tyre në fushën e lojës. E pikërisht ky edicion do të ketë në fokus futbollistët e rinj, ngase për herë të parë fillojmë edhe me Superligën U21.

Në kuadër të kësaj lige, futbollistët e rinj do ta kenë hapësirën dhe mundësinë për të treguar aftësitë e tyre të jashtëzakonshme. Ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të talentit vendor, që ka për qëllim të krijojë një bazë të fortë për të ardhmen e futbollit në Kosovë.

Tani është momenti që tifozët të tregojnë besnikërinë e tyre ndaj sportit më të popullarizuar dhe ndaj skuadrave të tyre të zemrës, me prezencën e tyre në tribuna dhe duke krijuar atmosferë sa më madhështore në stadiumet e futbollit.

Ne, si Federatë, kemi punuar me vendosmëri për të siguruar të gjitha parakushtet për një kampionat me organizim sa më të mirë dhe me transparencë maksimale. Në këtë drejtim kemi vendosur që delegimi i gjyqtarëve të bëhet përmes shortit, duke siguruar një trajtim të barabartë dhe të drejtë për të gjithë.

Gjyqtarët dhe vëzhguesit kanë mbajtur seminaret me instruktorët e FIFA-s, komisionet përkatëse kanë bërë plotësimin e nevojshëm të akteve normative, derisa sistemi VAR është përditësuar me programin e ri. Pra, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura, pasi jemi të përkushtuar që të sigurojmë një ambient të rregullt dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit e garës.

Sot nis një rrugë e gjatë dhe sfiduese, por pavarësisht rezultateve, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të treguar mirësjelljen, respektin dhe dashurinë e madhe ndaj sportit tonë më të dashur – futbollit. Me këtë rast inkurajoj dashamirët e futbollit që të përkrahin ekipet e tyre të preferuara maksimalisht e me zemër, por njëherësh duke demonstruar kulturë sportive dhe ‘fair-play’.

Falënderoj kompanitë e ndryshme që kanë investuar në futbollin tonë, pasi partneriteti me to ndihmon në rritjen e cilësisë së këtij sporti. Njëherësh ftoj edhe bizneset e tjera që të shfrytëzojnë Ligjin për Sponsorizim dhe të mbështesin klubet e futbollit, pasi kjo nënkupton investim për një rini të shëndosh të vendit tonë.

Le të shijojmë çdo ndeshje, çdo gol dhe çdo triumf, sepse futbolli është më shumë se një lojë – është pasioni që na bashkon.

Suksese e mbarësi për të gjitha skuadrat në edicionin e ri!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.