Mesazhi i Presidentes Shiroka Pula për ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së
Mesazhi i Presidentes Shiroka Pula për ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
28 Nëntori është ditë e kujtesës, e krenarisë dhe e nderimit për ata që i dolën zot lirisë së Kosovës.
Në këtë ditë shënojmë ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe nderojmë daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që shënoi një kapitull të ri në rrugën e popullit tonë drejt lirisë.
Sot, kur krerët e UÇK-së po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, është e rëndësishme të mos harrohet thelbi i historisë sonë: UÇK-ja luftoi për lirinë e Kosovës. Përpjekja e një populli për të jetuar i lirë nuk mund të trajtohet si krim. Historia e një populli nuk mund të shkëputet nga e drejta e tij për liri.
Adem Jashari dhe të gjithë ata që u flijuan për Kosovën mbeten pjesë e përhershme e lavdisë dhe e kujtesës sonë kombëtare.
Lavdi dëshmorëve të kombit! Nderim luftës për liri!
