DYLON

Mesazhi i Presidentes Jahjaga për Krishtlindje

Avatar photo Redaksia

Presidentja Atifete Jahjaga, me rastin e Festës së Krishtlindjes, ka përgëzuar Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, si dhe të gjithë besimtarët e krishterë.

Mesazhi i Presidentes Jahjaga me rastin e Krishtlindjeve

EkoHigjiena

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me rastin e Festës së Krishtlindjes, ka përgëzuar Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, si dhe të gjithë besimtarët e krishterë.

Në urimin e Presidentes thuhet:

I nderuar Ipeshkëv, të nderuar besimtarë,

Me rastin e ditës së Krishtlindjes, që simbolizon vlerat më të larta të solidaritetit, harmonisë, dashurisë dhe paqes ndërmjet njerëzve, ju shpreh urimet e mia Juve dhe gjithë besimtarëve të krishterë.

Këtë festë le ta kalojmë me gëzim e harmoni në familjet tona, me të mirat që na i ka dhuruar Zoti.

Krishtlindjet sot e gjejnë vendin tonë, Republikën e Kosovës, me një numër të madh arritjesh në të gjitha fushat, me përkushtimin për rritjen e mirëqenies për qytetarët tanë pa dallim etnie e besimi, për zhvillim ekonomik të vendit dhe me synime të qarta për integrime euroatlantike.

Në këtë rrugë kemi plot sfida e vështirësi. T’i kalojmë ato së bashku, me synimin për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në këtë ditë, le të kujtohemi për të gjithë njerëzit rreth nesh që kanë nevojë për ndihmën dhe solidaritetin tonë. Të ndajmë me ta momentet e festës, t’ua bëjmë atyre kremten dhe jetën më të lehtë e më të mirë.

Po kështu, le të përkujtojmë ata që nuk janë më në mesin tonë. Ata kanë dhënë shumë e kanë bërë shumë për ne dhe për shtetin.

Në ditën e Krishtlindjes, uroj të gjithë udhëheqësit dhe pjesëtarët e misioneve ndërkombëtare në vendin tonë, ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë dhe të gjithë përfaqësuesit e tjerë ndërkombëtarë, të cilët do të festojnë këtë ditë të shënuar në vendin tonë.

Ju shpreh të gjithëve urimet e mia më të mira me rastin e Krishtlindjes. Lutem që në këtë ditë dhe gjithmonë, në familjet tuaja të ketë paqe, begati e harmoni.

Me respekt,
Atifete Jahjaga
Presidente e Republikës së Kosovës

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.