DYLON

Mesazhi i kryetarit të KBI-së në Gjilan, me rastin e Fiter Bajrami

Avatar photo Redaksia

Me rastin e përfundimit të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit dhe Festës së Fitër Bajramii ja edhe mesazhi i kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, dr. Sulejman Osmanit.

Të nderuar besimtarë!

EkoHigjiena

Për gjatë një muaji kemi jetuar së bashku me Ramazanin dhe duke agjëruar ditët e tij kemi përmbushur njërën nga detyrat e Islamit e cila paraqet njërën prej pesë shtyllave bazë të fesë Islame. Zbatimi i detyrave në jetën praktike paraqet devocionin e besimtarit si një objektiv drejt realizimit të interesave madhore të cilat i synon Islami.

Ligjet e vejnë rrjedhën e jetës në binarë të shëndoshë e besojmë se Ramazani me rregullat e tij në ne të ketë bërë punën e vet duke ndikuar në një pozitivitet të përgjithshëm në të gjitha aspektet e jetës. Është e qartë se mësimet e fesë – Islamit në këtë rast- kanë për intencë të vihen në shërbim të njeriut duke rregulluar raportet e tij me Allahun, në njërën anë, dhe me njeriun si qenien më të përsosur të Tij, në anën tjetër, e që të dyja shkojnë në kahje të njëjtë dhe kanë si pikë synimi krijimin e shpirtit fisnik i cili e afron drejt rrugës së Allahut, dhe duke bërë vepra të mira tregon se në të vërtetë po realizon qëllimin e krijimit.

Për të arritur kënaqësinë e Allahut duhet të bëjë mirë. Të bëjë më të mirën në raport me Krijuesin duke kryer detyrat që Ai obligon, dhe në anën tjetër të bëjë më të mirën në raport me krijesat- njerëzve- duke qenë në shërbim të tyre. Është shumë domethënëse kur pranimi i Ramazanit- te Allahu, si një adhurim unik, në formë dhe kohë, të kushtëzohet me bamirësinë ndaj tjetrit-dhënia e vitrave në këtë rast-, si një kategori obligative për çdo pjesëtarë të Islamit.

Solidariteti që e kërkon periudha e Ramazanit realizon interesat njerëzore dhe u bënë shërbim të drejtpërdrejtë atyre. Sofrat e shtruara, iftaret e përbashkëta, vizitat e familjarëve, të afërmve e shoqërisë janë tregues i ndikimit të vlerave të agjërimit të cilat synojnë ndërtimin e raporteve të veçanta mbi bazën e të cilave do të bëjnë rrugën shtigjet e jetës.

Sa më shumë vëllazëri, dashuri e respekt për të gjithë, sa më shumë bujari e shtrirje dore që afron ndihmën vetëm për Allahun e jo për ndonjë interes të kësaj bote. Islami na mëson që punët ti bëjmë vetëm për Allahun dhe që shpërblimin ta kërkojmë vetëm prej Tij.

Atë që e japim para se të arrij në dorën e nevojtarit ngrihet në shkallën e pranimit te Allahu dhe mbi bazën e kësaj vetëdije ne kemi ofruar mirësitë tona përgjatë gjithë këtij muaji. Agjërimi si shkollë synon mësimet e jetës e ne i marrim si detyra të cilat duhet ti bëjmë në vazhdimësi, edhe pas ramazanit të vazhdojmë të jemi nxënësit e Ramazanit.

Në shenjë respekti ndaj Ramazanit, dhe për mirësinë tanë, ta përcjellim me agjërimin edhe të gjashtë ditëve të muajit në vazhdim. Muhamedi a.s. në mëson se kjo praktikë kompleton – në shpërblim- agjërimin e motmotit.

Të pasuruar me mirësitë e agjërimit dhe të ngritur me vlerat e tij ne po i japim lamtumirën mysafirit të Allahut të cilin shpresojmë ta takojmë prapë, por pas një viti, e të na gjejë në jetë me shëndet të mirë e mirëqenie për ne, familjen dhe mbarë shoqërinë.

Në këtë ditë të fundit të Ramazanit e lusim Allahun ta pranoj agjërimin, bujarin, solidaritetin, zemërgjerësinë tonë dhe gjithë atë që kemi bërë nga mirësitë e ndryshme.

/Dr. Sulejman Osmani, Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan/