DYLON

Mesazhi i kryetarit të KBI- Gjilan, Dr. Sulejman Osmani

Avatar photo Redaksia

Besimtarë të nderuar!

Kam nderin dhe kënaqësinë që të gjithëve tu drejtohem me mesazhin për urimin e Ramazanit, agjërimi i të cilit paraqet përmbushjen e njërës prej detyrave bazë të fesë Islame. Muajin gjatë të cilit do të jetojmë me kënaqësitë e adhurimit dhe përkushtimit ndaj Allahut. Do të begatojmë veten tonë me vlerat e agjërimit të cilat janë të shumëllojshme dhe të pa llogaritshme në numra. Do të kemi pran vetes mundësitë e ndryshme të përfitimit e shpërblimit të cilat nuk na jepen në muajt tjerë. Do të jemi me muajin, një natë e të cilit është më e vlefshme se njëmijë muaj.

EkoHigjiena

Hëna e vjetër që po përfundon dhe e reja që po lindë hapin për ne rrugën e Ramazanit dhe kështu besimtarët musliman do të hyjmë në muajin e agjërimit. Për shumë kë një ëmbëlsirë e re në detyrat e besimit ngase do të agjëroj për herë të parë në jetën e tij. Është rritur dhe do të përjetoj agjërimin e nga tani e tutje do ta ketë si shokun me të cilin do ta bëjë rrugën e jetës. Për gjeneratat e vjetra edhe një kënaqësi ngase edhe këtë vit do të jetë me ramazanin do të përfitoj prej mirësive të tij dhe do të shfrytëzoj mundësitë e tij e të cilat nuk janë të mundshme përveçse në Ramazan. Kështu besimtarët e Islamit për çdo vit takohen me agjërimin dhe përgjatë një muaji jetojnë me te, duke respektuar rregullat e tij prej syfyrit e deri në iftar. Agjërimi e bënë për vete ngase besimtari përshtatet me detyrat e tij. Agjëron, nuk hanë e as nuk pinë, ruhet nga dukuritë negative, largohet nga veset e këqija, kujdeset të përmirësojë veten e vet ngase është duke bërë detyrën e cila kërkon realizimin e objektivave pa të cilat agjërimi nuk është i plotë e në situata të caktuara, ndoshta edhe nuk është i pranuar.

Agjërimi si detyrë fetare paraqet adhurimin me përkushtimin më të madh si në formë po ashtu edhe në përmbajtje. Nga syfyri deri në iftar kalojmë orë të tëra ku duke zbatuar rregullat e ramazanit vetes i ndalojmë ato ushqime e veprime të cilat në një përditshmëri të zakonshme janë të lejuara dhe konsumimi i tyre është krejt normal. Shikuar nga ky aspekt agjërimi është shumë i veçantë. Na mëson se jeta ka rend dhe rregull dhe se atë duhet ta nxjerr e aprovon dikush tjetër ngase nëpërmes tij synohet realizimi i interesave më madhore e për të cilat po të mos na tërhiqej vërejtje shpesh herë mund të jemi edhe të pa vëmendshëm. Dikujt që lëvizë në komunikacion shenjat e vendosura në rrugë mund ti duken të pa nevojshme por gjithsesi duhet të jemi të vetëdijshëm se ato i ka vendosur dikush që kujdeset për interesin tonë dhe kështu mundë të jetë në të gjitha ligjet e jetës, mbikëqyrje e interes që realizon synime të caktuara.

Me agjërimin besimtari dëshmon bindjen e tij ndaj Allahut ngase respekton urdhrin e Tij duke shprehur në vepër devotshmërinë dhe dashurinë që ka ndaj besimit të tij. Në të gjitha aspektet nuk ka model adhurimi të ngjashëm me te ngase kujdeset edhe për detajet më të imta si në sjellje po ashtu edhe edukatë e moral. Është e rëndësishme të kontrollojmë bisedat me tjerët dhe mënyrën e komunikimit ngase këtë e kërkon ligji i agjërimi.

Mundohuni që në çdo mënyrë të kultivoni vlerat e agjërimit dhe të arrini objektivat e tij. Promovoni paqen me veten tuaj dhe me të tjerët, bëhuni tolerantë dhe zemërgjerë. Ndihmohuni në realizimin e interesave të përbashkëta në të mirë të popullit dhe atdheut. Bindeni veten se me të vërtetë keni bërë diçka të veçantë në këto momente pritjeje të fillimit të Ramazanit, dhe nga nesër kur veç jemi në ditët e agjërimit të ecim me energji të reja të cilat na udhëzojnë drejt kënaqësive të Allahut. Ta kuptojmë se Ramazani është në shërbimin e besimtarit ngase ofron mënyrën më të përkryer të adhurimit. Gjithsesi jeta dhe detyrat e saj duhet të vazhdojnë bashkë me agjërimin. Agjëroni dhe bëni punët e përditshme. Me urdhrin për kryerjen e detyrave Islami nuk ka për qëllim që besimtarin ta vejë para vështirësive por nëse gjatë kryerjes së detyrave hasim në vështirësi atëherë shpërblimi për punën e bërë, në këtë rast agjërimin, është më i madh.

Gjatë Ramazanit do të kemi shumë momente kënaqësie të shoqëruara me solidaritetin të cilin aq shumë e promovon Islami, iftare me sofrat e dashurisë e respektin për njëri tjetrin.

Me këtë rast u bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve që të respektojnë agjërimin. Të jenë më të kujdesshëm në sjellje vepra e edhe në dukje. Të punojnë për të fisnikëruar zemrën dhe shpirtin për tu ngjitur drejt mirësive të kësaj bote dhe botës tjetër, gjithnjë duke synuar kënaqësinë e Allahut të madhërishëm.

Urime ramazani gjithë besimtarëve! Paçi shëndet të mirë e mirëqenie të vazhdueshme. U priftë e mbara gjithmonë. Agjërim të lehtë e vepra të pranuara. Allahu u ruajt kudo që jeni e ngado që shkoni. Gëzofshi ramazanin gjithmonë ju, familja dhe mbarë shoqëria. /2L ONLINE/