/2L ONLINE/ – Investimi amerikan në Kosovë ka qenë deri tani shumëdimensional dhe i përmasave të pallogaritshme, duke filluar nga aktiviteti i saj i paraluftës, i luftës, dhe i pasluftës! Pa këtë investim, liria e Kosovës do te ishte thjeshte një nocion romantik dhe i parealizueshëm!
Edhe sot, ekzistenca e shtetit tonë, pa faktorin politiko-ushtarak amerikan është shumë i pa akceptueshëm duke pas parasysh që armiqve tanë do t’iu mjaftonte një armiqësim i vogël për të rikthyer pretendimet për ripushtimin e Kosovës! Si rrjedhim, miqësia jonë me SHBA-në, është alfa dhe omega e mbijetesës sonë kombëtare dhe zhvillimit të saj! Në këtë kuptim, integrimet evropiane për Kosovën, s’kanë alternative!
Moskuptimi i kësaj formule, pashmangshmërisht krijon pengesa serioze për të lëvizur proceset pozitive në interes të shtetit të Kosovës! Loja e faktorit të brendshëm, me çështjen e demarkacionit dhe asociacionit është shumë e rrezikshme në këtë proces!
Mungesat diplomatike, në këtë rast, mund të kenë efekte negative në procesin politik të avancimit të Kosovës, në drejtim të stabilizimit të pozicionit të saj ndërkombëtar dhe të hapave zhvillimor që janë të domosdoshëm dhe jetik për ne dhe shtetin tonë! Prandaj, lirisht mund të thuhet askush nuk ka të drejtë të luaj me këto çështje të rëndësisë së veçantë, e në këtë relacion edhe me demarkacionin që është bërë si thembra e Akilit!
Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për unitet, që ka diversitet të brendshëm ama, diversitet që nuk cenon interesat themelore te shtetit. Insistimi për të përdorur interesat partiake, që kanë të bëjnë me pavarësinë dhe lirinë tonë, janë tepër të rrezikshme dhe duhet ndërprerë sa nuk është bërë tepër vone! Shteti i Kosovës s‘bëhet i fuqishëm me llafe por me veprime të përditshme dhe me mençurinë që ka për bazë civilizimin evropian.
Zvarritja e procedurave parlamentare, për përmbylljen e shumë çështjeve, që kanë të bëjnë me sovranitetin kombëtar dhe përmirësimin e jetës se popullit, në emër të një nacionalizmi fiktiv, që bazohet në figura e metafora folklorike, duhet shikuar si fenomene të dëmshme!
Historia jonë e kaluar është e ndritshme por mos të mbetemi peng i ekzaltimit folklorik, duke justifikuar përmes saj, iracionalizmin, papjekurinë, mungesën e sotme të vullnetit për angazhim dhe sakrifica etj ! Me mjete dhe metoda të tejkaluara, nuk mund të mbrohet interesi i sotëm por me mjetet dhe metodat e sotme!
Ne këtë kuptim, Presidenti Hashim Thaçi, me përvojën e tij të gjatë, me përkushtimin e dëshmuar gjatë tërë veprimtarisë se tij jetësore, ishte, është dhe do të mbetët strumbullar vizionit tonë kombëtar, i pavarësise së Kosovës dhe i miqësisë me amerikanët, që është kusht i domosdoshëm në realizimin e projektit për integrime evropiane. /2L ONLINE/