DYLON

Mesazhe për unifikim të klasës politike në manifestimin “Ditët e Agimit”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Moti me shi nuk i ndali mijëra qytetarë nga e mbarë Kosova që të marrin pjesë në manifestimin kulturor tradicional “Ditët e Agimit”, në Zhegër të Gjilanit, i cili u organizua nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri. Në emër të kryetarit Haziri, të pranishmëve iu është drejtuar nënkryetari Rexhep Kadriu, i cili tha se ne jemi krenarë si Anamoravë që e patëm prijësin dhe heroin, i cili në luftën çlirimtare, bëri aktin më të lartë duke hequr kufirin midis shqiptarëve.

“Ashtu siç ishte fantazia e tij e pakufishme për artin, për shprehjen e ndjenjave shpirtërore, ashtu do të jetë i pakufishëm kuptimi për lirinë, jo vetëm si ide e frymëzim, por zbatim në praktikë dhe krijimin e lirisë”, tha Kadriu.

EkoHigjiena

Në emër të bashkëluftëtarëve ka folur komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha, i cili e përcoli porosinë e Agimit se “Kur pushkët bashkohen, edhe krismën e kanë më të fuqishme”, duke nënkuptuar unifikimin e faktorit politik.

Ndërkaq, vëllai i dëshmorit, Agim Ramadani, Bekimi, tha se Agimi nuk ishte vetëm vëllai i tij, por i të gjithë shqiptarëve, për të kërkuar nga klasa politike që, siç tha, të tërhiqen nga lakmia personale dhe të mendojnë për të gjithë qytetarët.

Përndryshe, manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit” është mbajtur për tri ditë me radhë, duke filluar me aktivitetin e turneut të futbollit, flakadanët në përkujtim të 114 dëshmorëve të Koshares, ora e madhe letrare “Muza e Agimit”, dita e shkollës “Agim Ramadani” e Krosi i Lirië, për të kulmuar me manifestimin qendror “I kujtojmë Agimit”, i cili u mbajt në 53-vjetorin e lindjes.

Manifestimi qendror është përmbyllë me një program të pasur kulturo-arstik, ku kanë defiluar emra të njohur të estradës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.