(2L ONLINE) – Mesazh urimi ka ardhur edhe nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor edhe në shkollat e komunës së Vitisë. Ja urimi i kryetarit Haliti.
Të dashur nxënës dhe shumë të respektuar mësimdhënës! Kam nderin që unë sot të ju uroj vitin e ri shkollor 2014/2015, ky vit i ri shkollor lë të shërbej si motiv për të vazhduar rrugën tonë të përbashkët për një ardhmëri të ndritur përmes dijes.
Në fillim më lejoni që në veçanti tu uroj suksese fatosave, që sot për herë të parë do të ulën në bankat shkollore, me shpresën që ata të vazhdojnë rrugën e mësimit dhe diturisë së pafundme, pasi që ardhmëria e këtij vendi është e varur pikërisht nga ta.
Në këtë vit të ri shkollor uroj që të gjithë nxënësit të vazhdojnë rrugën e mësimit, ti përkushtojnë vëmendje të veçantë asaj, me qëllim të formimit, edukimit dhe arsimimit të tyre.
Gjithashtu uroj që mësimdhënësit të vazhdojnë punën e tyre të palodhshme, me përkushtim, vullnet dhe seriozitet, që të ndikojnë në arsimimin, formimin dhe aftësimin e gjeneratave të reja, që ata të vazhdojnë punën e zhvillimit të mëtejmë në të mirë të këtij vendi.
Si kryetar i kësaj komune, unë me bashkëpunëtorët e mi ju zotohem se do të bëjë përpjekje maksimale, që të krijojmë kushte të përshtatshme shkollore, infrastrukturore dhe logjistike, për procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, me qëllim që ti dalim hak arsimimit të brezave të rinj dhe mësimdhënësve të cilët vazhdojnë punën e tyre të palodhshme në formimin dhe edukimin e gjeneratave të reja.
Komuna e Vitisë është duke vazhduar punën në zgjidhjen e problemeve infrastrukturore në arsim, duke vazhduar punën e saj në ngritjen e standardëve në shkollat tona.
Mësimdhënës të nderuar! Më lejoni që të ju uroj punë të mbarë në vitin e ri shkollor 2014/2015, ndërsa juve nxënës të nderuar ju urojmë suksese! /2L ONLINE/