DYLON

Mesazh urim i Naim Aliut, kryetarit të BI në Gjilan me rastin e Fiter-Bajramit

Avatar photo Redaksia

Të nderuar vëllezër dhe motra!

Nesër, më 05 Korrik 2016 është dita e parë e Fitër-Bajramit, ndaj me këtë rast, kam kënaqësinë që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe në emrin tim personal, t’I përgëzojë të gjithë besimtarët për përmbushjen e njërit prej obligimeve kryesore të fesë islame, dhe t’ua uroj Fitër – Bajramin, duke e lutur Allahun e Madhërishëmqë të na ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji në shenjë respekti ndaj krijuesit Fuqiplotë.

EkoHigjiena

Muhamedi a.s. thotë: “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe vetë llogaritje të sinqertë do t’I falet tërë çka ka gabuar më parë”
Festa e Fitër – Bajramit ngërthen në vete rikujtimin dhe përkushtimin ndaj Krijuesit të gjithësisë, të cilin besimtarët me të madhe e shprehën edhe gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit. Na bashkoi adhurimi ndaj Zotit, bamirësia, mirëkuptimi, zeqati e sadakaja, si dhe solidariteti dhe përkujdesja ndaj të varfërve, ndaj nesër krenarë e ballëhapur e festojmë Fitër- Bajramin.

Le të frymëzohemi edhe me këtë rast, nga këto momentemë të bukura për besimtarin ngase ai sot përfundon agjërimin e muajit të Ramazanit me se kryen një obligim që i ka caktuar Zoti, dhe me të drejtë prêt të shijoj begatitë që ka dhuruar i Madhi Zot për njeriun, ndaj duhet vazhduar me veprat e mira, në mënyrë që Zoti të jetë i kënaqur me veprat tona, ngase të gjithë bashkë jemi përgjegjës para Zotit për veprat tona.

Të nderuar qytetarë!-vëllezër e motra!

Kurani mbështet konceptet e moralit, dashurisë e mëshirës, përkushtimit e sakrificës, tolerances dhe paqes,besimtari i pajisur me këto virtyte perhaps dashuri, respekt, harmoni e kënaqësi te të gjithë njerëzit që janë të prirë të punojnë vepratë e mira.
Islami në përmjet agjërimit dhe adhurimeve të tjera i ka pastruar shpirtrat e njerëzve nga urrejtja e xhelozia, i ka dëlirësuar nga egoizmi pangopësia e koprracia duke i udhëzuar ne respect ndaj njëri tjetrit, në ngritjen e një shoqërie humane, në të cilën gjykon dashuria hyjnore, e ngritur mbi principe të fuqishme të drejtësisë, bamirësisë e mëshirës.

Nisur nga këto parime unë ju porosis të gjithëve që të shtrini dorën e ndihmës ndaj skamnorëve, jetimëve dhe të gjithë atyre që janë ne nevojë.

Ashtu si ishim të bashkuar, human e të dinjitetshëm, tolerant e të disiplinuar gjatë muajit të agjërimit, ashtu duhet të jemi bashkë e unik gjithherë për të çuar përpara vendin tone atje ku synojmë të gjithë.

Në fund më lejoni që edhe njëherë t’ua uroj nga zemra Fitër- Bajramin të gjithë vëllezërve e motrave tona, kudo që gjenden.

Me fat ju qoftë festa Fitër-Bajrami!

Këshilli i Bashkësisë islame – Gjilani

Kryetari: Naim Aliu

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.