DYLON

Mesazh për të gjallët!

Mesazh për të gjallët!
Avatar photo Redaksia

Një portret i luftëtarit duke bartur në shpinë shokun gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare vlen sa dhjetëra libra të shkruara për shenjtërinë që kishin luftëtarët për luftën dhe idealin e tyre.

Nga Izmi Zeka

Ky portret flet shumë për sakrificën e djemve tanë gjatë luftës por është edhe mesazh për gjithë neve të gjallëve që luftën e shenjtë mos ta keqpërdorim por ta ruajmë si sytë e ballit.

EkoHigjiena

Për mua ky portret është biblik.

Prandaj sot ne të gjallët jetojmë mbi sakrificën e tyre, idealin e tyre dhe rezistencën deri në flijim për një shtet të lirë dhe demokratik.

luftëtarit duke bartur në shpinë luftëtarin e plagosur ka diçka te veçantë e që ndoshta as edhe syri ynë nuk e sheh mjaftueshëm.

Ky Portret në fjalë është mesazh për bashkëluftëtarët ashtu si e deshën lirinë luftëtarët e UCK-së.

Prandaj mos keqpërdorni luftën ju të gjallët, as mos e përdorni për interesa të ngushta. UCK-ja nuk ka nevojë për mbrojtje, as edhe për zhurmë sepse ajo ka bërë historinë mijëvjeçare dhe mbrohet nga historia e saj.

Portreti i luftëtarit duke bartur të plagosurin paraqet,humanizmin, idealin, ringjalljen, kujdesin e mbi të gjitha rrugën e vështirë që kaluam deri sa erdhëm këtu.

Andaj mos luani me çlirimtarët ju njerëzit që po shtirreni si të ditur.