Ekspertët e Shëndetit Publik në Angli thonë se shumica prej nesh injorojmë shenjat paralajmëruese siç janë kollitjet apo frymëmarrja e ngadalësuar. Shefat e shëndetit paralajmërojnë se shumë prej nesh nuk kanë asnjë ide se po jetojnë me sëmundje të zemrës ose të mushkërive .
Nëse keni kollë të vazhdueshme ose merrni frymë me vështirësi, vizitoni mjekun tuaj sa më shpejt të jetë e mundur , shkruan mirror.
Ekspertët thonë se është ” thellësisht shqetësuese” se deri në 1,7 milionë njerëz mund të jetojnë me sëmundje apo edhe kancer të mushkërive si dhe sëmundje të zemrës pa e ditur atë .
Këto tri sëmundje janë shkaqet kryesore të vdekjeve në kohët fundit. Vetëm prej kancerit të mushkërive ka rreth 28.400 vdekje çdo vit.