DYLON

Merret vendimi që Vitia të ketë kyçje në autostradën Prishtinë – Shkup në Gërlicë

Merret vendimi që Vitia të ketë kyçje në autostradën Prishtinë – Shkup në Gërlicë
Avatar photo Redaksia

Tani më është konfirmuar vendimi nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës se qytetarët e komunës së Vitisë do të kenë mundësin e kyçjes në autostradën Prishtinë-Shkup në fshatin Gërlicë.

Sot është mbajtur takimi i Komitetit Drejtues Ndërministror për Autostradën R6, Prishtinë-Hani i Elezit, në të cilin morën pjesë ministri i Infrastrukturës – kryetar i Komitetit Ndërministror, Lutfi Zharku, ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Në këtë takim u shqyrtuan kërkesat për kyqje të reja në autostradën “Arbër Xhaferi” e parashtruara nga 10 deputetë nga komuna e Ferizajit, kryetari i komunës së Ferizajit dhe kryetari i Komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

Pas shqyrtimit të kërkesave për kyçje të reja, në këtë takim, u vendos që në parim të përkrahet ndërtimi i dy kyçjeve të reja në rrugën R6, Autostradën Prishtinë- Hani i Elezit, njëra për komunën e Ferizajit, në kuadër të segmentit kyçja Babush deri në kyçjen Bibaj, si dhe tjetra për komunën e Vitisë në kuadër të segmentit kyçja Bibaj deri në kyçjen Doganaj.

Kryetari i komunës Sokol Haliti duke përshëndetur këtë vendim, ka theksuar se ky vendim ka qenë domosdoshmëri dhe vije pas konsultave të Institucioneve komunale më Qeverinë e Kosovës.

Ai njiherit ka uruar qytetarët për këtë vendim i cili do të u mundësoj atyre një kyçje më të lehtë të qarkullimit çoftë për Shkup apo Prishtinë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.