DYLON

Merrej me shpërndarje të drogës, Policia kufitare i bie në gjurmë dhe arreston të dyshuarin

Merrej me shpërndarje të drogës, Policia kufitare i bie në gjurmë dhe arreston të dyshuarin
Avatar photo Redaksia

Bazuar në informatat inteligjente për dyshim në shitblerje të substancave narkotike, sot më datë 18.10.2021,  rreth orës 12:40, zyrtarë policor të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit  në Vitomiricë/Radavc, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare (DRPK) “Perendimi” Gjakovë,  kanë realizuar një operacion policor në identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të zyrtarëve policor është arrit që në rr.“Wesley Clark” në afërsi të Spitalit Regjional në Pejë, të ndalohet dhe identifikohet i dyshuari me iniciale E.G. (viti i lindjes 2000) shtetas kosovar i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë, dhe pas kontrollit të realizuar në çantën e tij janë gjetur dhe sekuestruar provat si në vijim:

EkoHigjiena
  • Tridhjetë e një (31) qese të vogla  të mbështjellura me folijë alumini ku dyshohet të jenë me substancë narkotike Marihuanë, me sasi 34.8 gram.
  • Tetëdhjetë e tetë (88) €uro para të gatshme;
  • Një (1) telefon Iphon X;
  • Një (1) brisk prej 15 cm, me teh prej 6 cm (ngjyrë e zezë dhe metalike);
  • Një (1) pako cigare;
  • Një (1) parfum.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante dhe Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë. 

Ndërsa, është iniciuar rasti për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas kodit penal të RKS-së.

I  dyshuari i potencuar më lartë me iniciale, me urdhër të Prokurorit ndalohet për 48 orë, përderisa hetime të mëtejme janë në proces nga njësit i anti-drogës në Pejë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.