DYLON

Merr flakë vetura, shkatërrohet e tëra

Merr flakë vetura, shkatërrohet e tëra
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se një veturë ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje në rrugën e Malishevës në Gjilan.

Patrulla policore si dhe zjarrfikësit i janë përgjigjur rastit.  Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit.

EkoHigjiena

Zëdhënësi Hashani ka thënë se vetura që ka marrë flakë aksidentalisht ishte Golf II me targa 06, e njëjta si pasojë e zjarrit është shkatërrua e tëra.

“Vlen të ceket se dëme të vogla nga zjarri ka pësuar edhe vetura Mercedes me targa 06, që ishte e parkuar në afërsi.  Fatmirësisht veç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Hashani.

Policia e Kosovës nga stacioni policor i Gjilanit është duke i hetuar shkaqet se si ka ardhur deri te zjarri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.