Meriton Bytyqi gati për kombëtaren e Kosovës
Futbollisti kosovar i cili jeton në Zvicër po mahnitë me talentin e tij në fushën e futbollit derisa oferta të shumta po vijnë në adresë të tij
Vetëm 18 vjeçar ai ka arritur që të jetë pjesë e kombëtares Zvicerane (U18) derisa që i vogël është bërë pjesë e akademisë së klubit Servette që garon në Challenge Leaguen e Zvicrës.
Meriton Bytyqi, i cili me familje jeton në Gjenevë, me paraqitjen e tij në fushë ka bërë për vete shumë ekipe, duke marrë oferta nga Gjermania, Belgjika e Holanda, ku së fundi interesim për ta pasur në skuadër ka shprehur edhe Ajaxi nga Amsterdami.
Mbrojtësi me origjinë nga Kishnica e komunës së Prishtinës ka tërhequr vëmendjen edhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, mirëpo tani kur FIFA ka lejuar që Kosova të ketë Kombëtaren, Bytyqi ka shprehur interesimin që të jetë pjesë e saj.
“Tani kur Kosova ka marrë dritën jeshile nga FIFA jam i gatshëm të pranojë ftesë nga kombëtarja e Kosovës për të mbrojtur ngjyrat e saj”, i ka thënë portalit Titulli, futbollisti profesionist, Meriton Bytyqi.
Talenti 18 vjeçar, pjesë e Kombëtares zvicerane (U18) dhe i klubit futbollisti Servette, do të ndehej i privilegjuar nëse një ditë do të dilte në fushë me fanellën e Kombëtares së Kosovës.
